Kryesore

Kundërshtoi kandidaturën e Alibeajt/ Kryetari i PD në Vaun e Dejës: Ne e kemi një emër, synojmë bashkimin e opozitës

13:37 - 28.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gentian Ndoji kryetari i PD dega Vau i Dejës deklaron se ai nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar lidhur me kandidaturën e shpallur nga grupimi i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj në PD për këtë qark në zgjedhjet lokale të 14 majit.




Ndoji për ‘Panorama TV’ tha se dega e partisë e ka një emër që e mbështet dhe synon të dalë në zgjedhjet lokale me një emër, me qëllim bashkimin e partisë.

“Thirrja ime ka qenë të gjejmë një kandidaturë të përbashkët”, theksoi ai.

A do keni një tentativë për të biseduar me të e për t’i kërkuar shpjegime?

Gentian Ndoj: Ne do diskutojmë e do ulemi ky është një lajm portalesh se unë nuk kam asnjë njoftim zyrtare për këtë pjesë.

Ne ulemi diskutojmë e flasim gjithmonë për të mirën për të shkuar drejt një bashkimi të PD rreth një kandidature Shumë shpejt do ulemi e do diskutojmë patjetër.

A keni një emër e keni konsultuar më parë një emër?

Gentian Ndoj: Dega e ka një emër që e mbështet, por brenda 30 ditëve do realizojmë e një mbledhje kryesie tjetër por do të dalim dhe me emrin që ne mbështesim por për momentin nuk mund t’i bëjmë publike emrat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.