Kronikë

Nga simbolet tek fjalët ‘mushkë’ e ‘copë’, ja kodet që përdorte banda shqiptare e trafikut të drogës në Itali

13:14 - 28.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është siguruar dosja hetimore për grupin e trafikantëve të drogës nga Shqipëria në Itali, që u godit pak ditë më parë në një operacion mes Antimafias Italiane dhe SPAK, me 20 urdhërarreste dhe një arrest shtëpie.




Në dosje përveç përgjimeve që kanë kryer anëtarët e bandës, tregohen dhe kodet e përdorura prej tyre për të ndihmuar në organizimin e trafikut.

Mësohet se në banesën e Alfred Lulit janë gjetur dhe sekuestruar 5 fletore dhe fletë të shkruara me dorë, me numra, sasi dhe emra e llogari të aktivitetit të shitjes së drogës. Nga ekzaminimi i këtij dokumentacioni u konstatua se bëhej fjalë për një kontabilitet të pjesshëm që lidhej me periudhën korrik 2015-2017. Në to shihet se përdorej gjuhë e koduar me simbole dhe fjalë që tregonin sasitë dhe llojin e lëndës narkotike. Konkretisht, simboli S tregon për lëndën narkotike të llojit marijuanë me origjinë nga Spanja, ndërsa simboli A tregon për lëndën narkotike të llojit marijuanë nga Shqipëria. Po ashtu simboli H, flet për substancë narkotike e llojit kokainë, ndërsa fjala ‘tym’ ose ‘çokollatë’, flet për hashashin.

Fjala ‘copë’ përdorej për të treguar 1 gramë, ndërsa fjala ‘pako’ përdoret për të treguar 1 kg. Mes të tjerash në dosje përcaktohet se fjala ‘lek’, monedhë shqiptare për të treguar monedhën në euro, ndërsa fjala “Mushka” përdoret për të treguar korrierin e ngarkuar për transportin e drogës ose parave./panorama


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.