Kryesore

PD feston 32-vjetorin e themelimit në Mat/ Berisha: Demokratët mbrojnë interesin kombëtar, shndërruam Shqipërinë në vendin e qytetarit të lirë

11:45 - 28.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike feston sot 32-vjetorin e themelimit të degës PD në Mat.




Në fjalën e tij përshëndetëse për demokratët, Berisha tha se PD ka qëndruar e fortë dhe ja ka dalë të shndërrojë Shqipërinë në vendin e qytetarit të lirë.

Berisha theksoi se demokratët mbështesin shqiptarët kudo që janë dhe është zëdhënëse besnike e interesit kombëtar.

Sakaq shtoi se PD do vazhdojë të kundërshtojë ‘Open Ballkan’ dhe do mbështesë pavarësinë e Kosovës, si dhe dënon pazaret e kryeministrit Edi Rama me presidentin serb lidhur me kufijtë.

‘Partia Demokratike rrëzoi mure, ja doli me revolucion parësor ta shndërrojë Shqipërinë në vendin e qytetarit të lirë. Në javën e parë të themelimit do deklaronte se ylli polar do ishte çështja kombëtare. E vërteta është se ne mbështesim shqiptarët kudo që janë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e kudo që janë. Pikërisht sepse PD u dëshmua zëdhënëse besnike e interesit kombëtar të shqiptarëve jo rastësisht Pavarësia e Kosovës do shpallej në Tiranë. Në çdo rrethanë ne mbrojtëm interesin kombëtar, ne do e mbrojmë në çdo kohë e rast të palëkundur pasi është jetik për të ardhmen tonë. Kjo është arsyeja se pse ne mbështesim luftën në Kosovë, pavarësinë e saj dhe kundërshtuam pazaret e Edi Ramës me Vuçiç lidhur me kufijtë. Kundërshtojmë Open Ballkan, si një projektet ruso-serb. Ne kërkojmë anëtarësimin e vendit në BE”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.