Kronikë

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Tiranë, ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të riut

12:17 - 28.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një plagosje me thikë ka ndodhur pranë zonës së Freskut, në Tiranë.




Mësohet se shtetasi me iniciale G. C., 23 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me thikë një 25-vjeç.

I plagosur ndodhet në spital dhe autori është arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Goditi me mjet prerës, në pjesë të ndryshme të trupit, një shtetas dhe u largua, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Sekuestrohet automjeti i përdorur nga autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se te Fresku, shtetasi G. C., 23 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. H., 25 vjeç, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, brenda një kohe rekord, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kapën dhe arrestuan, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin G. C. Shtetasi A. H., aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Audi”, i autorit të dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.