AKTUALITET

Projekti te ‘Unaza e Madhe’/ Banorët dalin në protestë, kundërshtojnë shembjen e banesave: Do hymë në Bashki, as policia nuk do na ndalë

10:35 - 28.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Banorët që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor të Unazës së Madhe në Tiranë nga Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri dhe rikualifikimi i Unazës Lindore, kanë dalë në protestë ditën e sotme për të kundërshtuar shembjen e banesave pasi IKM i ka njoftuar se duhet të lirojnë shtëpitë e tyre para datës 11 janar.




Në një deklaratë për mediat, gazetari Bled Marku tha se banorët nuk do të pranojnë asnjë manipulim nga ana e Bashkisë së Tiranës, ku paralajmëroi se do të hynë brenda institucionit dhe nuk do të dalin as me polici.

“Atë Salillarin që Rama e puth në tullë dhe do vijë të ndërtojë këtë rrugë, të mos të bëjë asnjë veprim, ajo që ofron bashkia është dhe një banesë sociale por ata mashtrojnë duke thënë se do të marrin pronën e tyre, bashkia nuk del dot të na mashtrojë cilido qoftë kryetar bashkie mund të thotë dil nga banesa sociale pasi thotë që kemi një politikë të re, tani ti e ke marrë vete dhe je fuqizuar dhe do t’ia japin një çifti të ri, banesa sociale paguhet 100 mijë lekë në muaj këto janë ato që ofron Veliaj. Ne nuk do të pranojmë asnjë manipulim të bashkisë Tiranë. Nëse Veliaj thotë do ju trajtojmë si në Kombinat ata janë në gjyq sot. Një tjetër shqetësim që kam është se pronat po kalojnë automatikisht në pronësi të bashkisë Tiranë, i bie që prona ime nesër del në pronë të Bashkisë nga Bled Marku te Bashkia të cilës i nevojitet një akt ekspertize dhe me një kërkesë i kalojnë komplekse të tëra bashkia duke i lënë njerëzit pa zgjidhje në mes të rrugës. Ne kemi punën në këtë zonë, nëse do Bashkia t’i marrë oligarkët të bëjnë pallate dhe t’i strehojë por kjo do të kundërshtohet me forcë do të hyjmë në Bashki dhe nuk do të dalim as me polici”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.