Kryesore

Skandali ‘Mc Gonigal’/ Deputetja e PD-së: Rama të reagojë! SPAK të dalë nga ‘letargjia’ e tij e të hetojë

14:57 - 28.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori, është shprehur se kryeministri Edi Rama duhet të jepte dorëheqjen pas skandalit të McGonigal, ish-zyrtarit të FBI-së i akuzuar për korrupsion.




Dhori për ‘Panorama TV’ tha se Rama nuk mund të vijojë të heshtë, pasi sipas saj, drejtësia amerikane ka vërtetuar akuzat dhe ka lënë të kuptohet që Rama është protagonist në këtë aferë korruptive.

Ajo i ka bërë gjithashtu thirrje SPAK që të “zgjohet” nga “gjumi letargjik” dhe të nisë hetimet ndaj Ramës, pasi sipas saj ky skandal është në themel të gjendjes se ku ndodhet Shqipëria sot.

“Rama duhet të jepte dorëheqjen dhe drejtësia të fliste për skandalin me McGonigal. Rama ka mohuar dhe ka heshtur, po nuk mund të mohojë atë që ka vërtetuar drejtësia amerikane. Rama është protagonist në këtë aferë të korruptimit të zyrtarit të lartë. Në momentin që drejtësia amerikane ka dalë në përfundimin për akuzat ndaj McGonigal, akuzat janë të vërtetuara dhe nuk mund të flasë në ajër drejtësia amerikane. SPAK të dalë nga letargjia e tij dhe Rama të vihet nën hetim. Nëse nuk ka fakte në një skandal të nivelit botëror, që një kryeministër i një vendi ka korruptuar një zyrtar të lartë të një vendi tjetër, atëherë unë nuk mendoj se do të ketë ndonjëherë fakte për diçka tjetër. Të gjitha faktet e dala korelojnë me akuzat ndaj PD-së për lobimin rus. Rama duhet të dalë dhe jo të fshihet, por të kërkojë ndjesë shqiptarëve dhe t’i hapë rrugë zhvillimit të vendit, të presë drejtësinë të flasë. Të presë në shtëpi i qetë që të flasë drejtësia amerikane, domethënë SPAK që është i zënë ngushtë në këtë aferë. Rama do tentojë deri në grahmat e fundit, por të gjithë shqiptarët i bashkon, nuk mund të gëlltitet kjo gjë, as me mbylljen e Parlamentit, as mbylljen e gojës për opozitën.

Kjo mund të jetë në themel të situatës ku është sot Shqipëria. Të humbjes së shpresës së shqiptarëve, të vendimeve arbitrare, etj. Kjo është çështja që bashkon të gjithë shqiptarët. Nuk mund të mendohet që kryeministri i një vendi as që mund të tentojë e jo më të bëjë diçka të tillë. Por ai nuk mund të dëmtojë partneritetin e shqiptarëve me SHBA-të. Mendoj që SHBA sikurse ka qenë garanti i demokracisë, të vazhdojë ta luaj këtë rol”, u shpreh Dhori.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.