AKTUALITET

Aksident i rëndë në Vlorë, makina del nga rruga, plagosen tre persona!

19:54 - 29.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë-Kotë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë lënduar 3 persona.




Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se shofëer ka qenë një 51-vjeçar, i cili gjatë udhëtimit ka humbur kontrollin e automjetit.

Tre të lënduarit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Vlorë-Kotë, në bypass, shtetasi K. K., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga. 51-vjeçari, së bashku me 2 pasagjerët që udhëtonin me të, shtetasit T. M, dhe L. M, ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.