LAJMI I FUNDIT

“Bomba” nga trajneri i Ronaldos: Ai nuk do ta mbyllë karrierën në Al Nasr, do të kthehet në Europë

19:02 - 29.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndonëse ka një kontratë 2.5 vjeçare me Al Nasr dhe do të arkëtojë 500 milionë euro, Rudy Garcia deklaron se Cristiano Ronaldo nuk do ta mbyllë karrierën në Arabinë Saudite.




Trajneri francez i Al Nasr, i cili fajësoi Ronaldon për eliminimin e skuadrës në gjysmëfinalet e Superkupës së Arabisë Saudite, tha për të ardhmen e lojtarit: “Cristiano Ronaldo është një shtesë pozitive. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. Ai nuk do ta mbyllë karrierën e tij në Al Nasr, ai do të kthehet në Evropë”.

Pyetja është nëse do t’i mbarojë kontrata dhe do të kthehet në Evropë në të 40-at apo… do ta prishë më herët. Vlen të theksohet se ka pasur një skenar për huazimin e tij te Newcastle që ka të njëjtët bos si Al Nasr.

Megjithatë, Ronaldo do të donte të rikthehej në një ekip të Ligës së Kampionëve për të mbajtur përgjithmonë rekordet e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.