Kronikë

Gjenden sërish kamera të vendosura për të monitoruar Policinë në Fier edhe Lushnje, procedohen 5 persona

10:00 - 29.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka zbuluar një sistem kamerash të vendosura në rrugët e Fierit dhe në disa lagje në Lushnje.




Gjatë operacionit janë zbuluar 15 kamera në Lushnje dhe 5 në Fier, ndërkohë që ka nisur hetimi për 5 persona.

Dyshohet se kamerat ishin vendosur me qëllim sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale. Tani ka nisur puna për heqjen e kamerave dhe identifikimin e pronarëve të tyre për të zbuluar qëllimin e plotë të përdorimit.

Njoftimi i policisë:

Vijon zbatimi i planit operacional policor të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit.

Finalizohet në Fier dhe Lushnjë, faza e shtatë e këtij plani operacional mbarëkombëtar.

Gjatë kësaj faze, Policia çmontoi në qytetin e Fierit dhe Lushnjës, 20 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin.

Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 5 shtetas, nga këta, 2 shtetas në Fier dhe 3 shtetas në Lushnjë, të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme.

Strukturat hetimore të DVP Fier, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë në varësi të saj, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, konkretisht në disa lagje të qyteteve Fier e Lushnjë, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

-Gjatë fazës së shtatë të këtij plani operacional, në Fier, në lagjet “8 Shkurti” dhe “Liri”, janë çmontuar 5 kamera, si dhe janë në hetim, shtetasit A. B. dhe K. K

-Plani operacional ka vijuar në Lushnjë ku u çmontuan dhe u sekuestruan 15 kamera të vendosura në lagjet “18 Tetori” dhe “Loni Dhamo”.
Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë në hetim shtetasit K. T., S. T. dhe K. A.

Materialet i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Fier e Lushnjë, për veprime të mëtejshme


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.