Kronikë

Goditi policin e Rrugores pasi ky i fundit i vendosi gjobë, arrestohet i riu në Korçë

11:29 - 29.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një person është arrestuar në qytetin e Korçës, pasi gjatë ditës së djeshme ka goditur një punonjës policie.




Gazeta Shqiptare ka mësuar se i ndaluari, ka goditur punonjësin e Rrugores, pasi ky i fundit ka vendosur masë administrative ndaj tij.

Ai do të akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një shtetas për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Ditën e djeshme, një shtetas ka goditur një punonjës policie të qarkullimit rrugor, Zh.B. , i cili një javë më parë ka vendosur masë administrative ndaj këtij shtetasi.

Kjo masë ka qenë konform ligjit, ndërsa pronari i mjetit e ka ndaluar dje punonjësin e policisë (jashtë shërbimit), duke e goditur me grusht.

Cështja i ka kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.