AKTUALITET

“Këtë rrugë do ta bëjmë me lapidar”, deklarata e fortë e banorit të Bërxullës: Këtë tokë nuk do ta falim për interesa të pushtetarëve dhe oligarkëve

11:35 - 29.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një prej protestuesve kundër rrugës Thumanë-Kashar ka paralajmëruar autoritetet që të ndërpresin punimet e rrugës.




Ai tha se nuk do të lejojnë nisjen e punimeve duke theksuar se nëse nuk dëgjohet zëri i tyre rruga do të ketë fatin e Kalasë së Shkodrës.

“E kam me dokumente që toka këtu është shitur, ja akti noterial i datës 31 Dhjetor, ka shitur 50 euro metri. Ku e gjeti 4 euro metri katror zoti Berberi këtu. Apo marrin rrogën kot dhe nuk bëjnë asnjë detyrë. Ne shkresat na kanë ardhur nga autoriteti ku firma thotë që deri në datë 3 nëntor nuk ka pasur asnjë leje ndërtimi. Shteti me 14 Dhjetor ka miratuar një leje zhvillimore.

Mos ta krahasojmë me Fushë Prezën. Ne kemi rregullat tona dhe ligjet tona. Këtë tokë nuk do ta falim për interesa të pushtetarëve dhe oligarkëve. Kjo rrugë do të ketë fatin e Kalasë së Shkodrës. Do të bëhet me lapidar pa filluar punimet. Kërkojmë vlerësimin sipas tregut dhe pajisjen me certifikatë. Firma ka zhvilluar 17% të punimeve, pa marrë lejen akoma. Kam dy javë që pres përgjigje nga institucionet.

Sot mua akoma nuk më jepet asnjë përgjigje. Unë do ta bllokoj rrugën sa herë të më dojë qejfi. Derisa të vijnë të ulen në negociata me ne, mos ta mendojnë kaq të lehtë, Masat do të jenë shumë drastike për këta pushtetarë që nuk negociojnë me ne”, deklaroi banori.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.