AKTUALITET

“Mund të zgjasë pak si çështje”/ Ish-deputeti i PS-së për Panorama TV: McGonigal përfundoi duke punuar për oligarkun rus! E ka në dorë drejtësia amerikane, Rama duhet…

18:34 - 29.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati thotë se çështja “McGonigal”, pavarësisht se ka trazuar politikën në Shqipëri, i përket drejtësisë amerikane.




Në një intervistë për Panorama TV, Bushati u shpreh se deri më tani, nuk ka dalë asnjë informacion që e lidh kryeministrin Edi Rama për korrupsion me ish-zyrtarin e FBI-së.

Sipas tij, McGonigal u punësua për të marrë informacione nga oligarku rus, Oleg Deripaska, por në fund përfundoi duke punuar për të. Bushati shtoi se kreu i qeverisë, Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen ashtu siç kërkon opozita, pasi nuk ka asnjë akuzë të ngritur ndaj tij nga drejtësia amerikane.

Ervin Bushati: Një çështje e nxehtë e drejtësisë amerikane dhe spiunazhit amerikan. Mazhopranca duhet të rrijë e fokusuar tek mandati që ka marrë tek qytetarët për të ndryshuar Shqipërinë. Kjo çështje i përket sistemit të drejtësisë amerikane. Zotëria punonte edhe për FBI-në dhe CIA-n. Mund të zgjasë pak si lajm. Kjo s’do të thotë që qeveria të shfokusohet në punët që ka. Tani është koha më shumë se kurrë për t’u fokusuar si lazer në marrëdhëniet me Uashingtonin dhe për vazhdimin 3 reformave shumë të rëndësishme.

Ervin Kukeli: Këtu diskutohet për kryeministrin e Shqipërisë! A duhej të përballej Rama me opozitën në Parlament?

Ervin Bushati: Akuzat janë vetëm për zotin McGonigal. Nuk kanë të bëjnë me kryeministrin. S’ka akuza për korrupsion, për më tepër që ishte në zonën gri. Kishte detyrë që të merrte informacion nga Deripaska. Kur është larguar, paska punuar për Deripaskën. Kjo është çështje që ka të bëjë për drejtësinë amerikane. Kryeministri ka çdo të enjte në parlament. Çdo të enjte është fundi i botës në Parlament. Duket sikur kalojmë gjithmonë në krizë. Qeveria duhet të fokusohet tek puna që ka. Këto shfokusime s’duhet t’ja ulin punën qeverisë shqiptare.

Ervin Kukeli: Dua të insistoj edhe njëherë, a i mjafton kryeministrit vetëm me një reagim në Tëitter për këto akuza?

Ervin Bushati: Kryeministri gjatë punës së tij, ka marrëdhënie me shumë persona. Unë s’jam skenarist. Kryeministri mund të takojë në ditë qindra njerëz, dhe nëse i ka miq të gjithë, i bie të ketë miq të gjithë botën. Kryeministri ka detyrë zyrtare që të takojë shumë persona. Ka natyrë të dyfishtë, takon njerëz që në fuynksion të detyrës, është i detyruar. Një njeri që ka tradhtuar vendin e tij, edhe gruas. Ka operuar në zonën gri, duke përfituar në shumë vende të tjera. Nuk është provuar akoma në gjykatë, por duket se paska manipuluar. Kjo nuk hamendëson për asgjë lidhur me detyrën e kryeministrit të tij.

Ervin Kukeli: Duke parë kërkesën e opozitës për dorëheqjen, a duhet ta kishte bërë kryeministri?

Ervin Bushati: Jo. Opozita është për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin e mazhorancës. Gjithmonë do ketë kërkesa të tilla, pasi mendon se mund ta bëjë më mirë se kundërshtari detyrën e mazhorancës. Sa më shumë i afrohemi zgjedhjeve lokale, aq më shumë do rritet dhe presioni. Pa rilindur në vetvete opozita, s’mund të fitojë kurrë. Po e fillon edhe pak si mbrapsht. Duhet të fitosh zgjedhjet e përgjithshme më parë se sa të pretendosh ato lokale. Sa më e dobët është opozita, aq më fort bërtet. Aktualisht s’kanë asnjë fakt, ato i ka drejtësia amerikane. Është një çështje për fshehje të pasurisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.