AKTUALITET

Ndërtimi i Thumanë-Kashar/ Banori i Bërxullës: Nuk kemi marrë asnjë shkresë për shpronësim për këtë projekt

11:19 - 29.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Banorët që preken nga ndërtimi i rrugës Thumanë-Kashar ka dalë në protestë, pasi pretendojnë se nuk kanë  marrë asnjë njoftim për shpronësim për këtë projekt.




Një nga banorët e Bërxullës, tha në Panorama TV se ndërtimi i kësaj rruge është një vjedhje që po iu bëhet atyre. Po ashtu ai akuzoi qeverinë dhe policinë se po mbrojnë firmën që po kryhen ndërtimet.

“Kemi kërkuar që ti jep një zgjidhje problemit tonë, por deri më tani kërkesat tona kanë shkuar në vesh të shurdhër.

Nuk e kuptoj këtë neglizhencë të qeverisë, që  e quan madhështor, po për mua është një vjedhje për oligarkët pranë saj.

Ne nuk jemi kundër projektit, por ne duhet të dëmshpërblehemi për pronat. Nuk kemi marrë asnjë lloj shkrese apo njoftimi për këtë projekt.

Pavarësisht se çfarë thotë Balluku, Apo të  ARRSH, dhe lëpirësa për mua, në fillim duhet të bëhet shpronësimi.

Ndërsa Kompania që po kryen ndërtimin, nuk asnjë dokument të rregullt, po mbrohen nga policia dhe shteti, në kundërshtim me ligjet. Nuk e kuptoj a jemi në xhungël apo në Shqipëri”, tha banori.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.