LAJMI I FUNDIT

E mbyll përfundimisht me Juventusin, mesfushori i bardhezinjve transferohet në Premier Ligë

15:43 - 30.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Juventusi bën shitjen e parë dhe ndoshta të vetme në këtë merkato janari, me shpresën se në verë mund të arkëtojë 39 milionë euro. I sakrifikuari dihej se do të ishte Ueston MeKeni dhe në fund ashtu ka rezultuar.




“Falënderoj dhe i uroj fat Juventusit në vazhdim”, ishin fjalët e amerikanit, teksa nisej drejt aeroportit.

Futbollisti nga Teksasi do të firmosë sot për anglezët e Lids Junajtid, pas ditë më parë kishte gjetur akordin financiar personal prej 4 milionë eurosh neto në sezon.

Ndërkohë, Juvja do të arkëtoj 1.2 milionë euro për huazimin deri në fund të sezonit, 33.8 milionë si e drejtë e blerjes, plus 4 milionë bonuse, që nisin me mbijetesën e Lidsit në Premier Ligë.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.