AKTUALITET

FOTOLAJM/ Alibeaj dhe Çollaku nisin ‘fushatën’, darkojnë me Majkon dhe deputetin tjetër socialist

15:11 - 30.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetët e PD-së Enkeled Alibeaj dhe Kreshnik Çollaku, duket se e kanë lënë ‘pauz’ përplasjen politike, dhe kanë darkuar me dy kolegët Socialist Pandeli Majko dhe Lavdrim Krashi në një restorant në Londër.




Në foton e siguruar nga Gazeta Shqiptare, Alibeaj dhe Majko janë ulur afër njëri-tjetrit, ku të pranishëm kanë qenë edhe disa persona të tjerë.

Alibeaj edhe Çollaku kanë postuar foto së bashku nga Londra  gjatë ditës së djeshme.

Po ashtu edhe Majko gjendet në Londër, ndërsa ligjvënësi tjetër socialist Krashi, jeton prej vitesh në kryeqytetin britanik.

Kujtojmë që çështja për statutin e PD-së, akoma zvarriten në Gjykatë, dhe se akoma nuk është marrë një vendim përfundimtar, që do të vendoste se kush është kreu legjitim i PD-së.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.