LAJMI I FUNDIT

‘Përçarja e PD’/ Kume: Po i prish punë popullit opozitar, vendimet peronale po i shkaktojnë probleme vendit

13:36 - 30.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike, ku deklaron se shumica e anëtarësisë në PD qëndron me ish kryeministrin Sali Berisha dhe për këtë arsye Enkelejd Alibeaj duhet të kishte bërë hapa pas.




Kume për ‘Panorama Tv’ tha se  përçarja në PD i shërben vetëm mazhorancës, ndërsa shton se vendimet për interesa personale i shkaktojnë probleme vendit.

“Shumica e anëtarësisë është me Berishën, Alibeaj duhet të kishte bërë pas, duke iu referuar ligjit kryetar është ai i regjistruar, në 2019 Basha nuk shkoi në zgjedhje sepse nuk kanë për tu bërë zgjidhje tha, ne nuk do e lejojmë mazhorancën por pse sot nuk thotë që ne nuk do të kemi dy palë, kjo përçarja është në interesat e mazhorancës. Basha mund të mos ketë asnjë ndikim në PD po kur PD të shkojë të regjistrohet dhe shihet që në dokumente është emri i Bashës, kjo duhet të ishte ndryshuar sipas anëtarësisë. Shumica e anëtarësisë ka vendosur këtë gjë të gjithë jemi te PD dhe një pjesë thotë jo, jam unë pakica dhe këta si njoh fare.

Gjykata vepron me letra, duhet të kishte shkuar nga Basha në gjykatë që të merrej vendim dhe më pas thonin që nuk kemi kryetar dhe të vendoset X. Është bërë që të ketë mundësi të ndërhyjë por kjo i prish punë PD dhe më shumë demokracisë së këtij vendi dhe popullit opozitar. I bie ndesh rregullit kryesore të demokracisë se kjo do të thotë që nuk funksionojmë si shoqëri. Një vendim për interes personal të dikujt i shkakton problem vendit, për mua duhet gjetur një mekanizëm për të përballur me këtë situatë se është një pakicë që kanë vënë stërkëmbësh. Këtë duhet ta bëjnë për interesat e këtij vendi që ka nevojë për të pasur një opozitë”, tha Kume.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.