EKONOMI

Raporti i Tranzicionit/ Sekjo për sfidat e ekonomisë shqiptare: Inflacioni u rrit po ashtu dhe emigracioni, kemi një shtrëngim të kushteve financiare

10:55 - 30.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Guvernatori i  Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në fjalën e tij në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH-it u ndal tek sfidat ekonomike që pas luftës në Ukrainë.




Sejko tha se lufta ishte një goditje në rritjen e inflacionit dhe pasigurisë për tregtinë dhe se vendet u detyruan të përballen me një sfidë të madhe lidhur me stabilitetin ekonomik.

‘Në aspektin ekonomik, ky konflikt ishte një goditje e fortë oferte për thuajse gjithë kontinentin evropian, goditje e cila u pasqyrua në rritje të inflacionit dhe të pasigurisë, në përkeqësim të termave të tregtisë, në thellim të deficiteve të llogarisë korrente, si dhe në shtrëngim të kushteve financiare. Në këto rrethana, brenda një harku të shkurtër kohor pas përfundimit të emergjencës së pandemisë, ekonomitë e rajonit u detyruan të përballen me një sfidë tjetër madhore, sfidë e cila rrezikoi stabilitetin ekonomik e financiar dhe dëmtoi perspektivat e rritjes për të ardhmen’, tha ai.

Sakaq lidhur me sfidat për vendin tonë, Sejo tha se dhe ekonomia shqiptare nuk bëri përjashtim nga ky realitet dhe se kjo u transmetua tek kostot e prodhimit dhe çmimin e konsumit.

‘Në mënyrë të natyrshme, ekonomia shqiptare nuk bëri përjashtim nga ky realitet. Pas një rimëkëmbjeje të shpejtë e të plotë ekonomike gjatë vitit 2021, goditja e ofertës së huaj u transmetua direkt në kostot e prodhimit dhe në çmimet e konsumit. Për rrjedhojë, rritja e inflacionit u përshpejtua, duke arritur në nivele të pashënuara prej disa dekadash. Pavarësisht kësaj tabloje, sfidat mbi ekonomitë në tranzicion mbeten ende prezente. Raporti i Tranzicionit me të drejtë nënvizon se konfliktet dhe tensionet gjeopolitike sjellin pashmangshmërisht ndryshime të rëndësishme strukturore’, theksoi guvernatori.

Ndër të tjera shtoi se pasojë kryesore nga kjo krizë është rritja e emigracionin dhe forcën e punës.

‘Së pari, këto konflikte shoqërohen me rritje të emigracionit, me pasoja afatgjata si për vendet pritëse dhe për ato të origjinës. Si një vend me histori të pasur emigracioni, Shqipëria ka përjetuar si anët pozitive ashtu edhe ato negative të tij. Nga njëra anë, ky fenomen ka gjeneruar flukse hyrëse valutore dhe rritje të përgjithshme të dijeve e të ekspertizës, të cilat janë të domosdoshme për zhvillimin e vendit. Nga ana tjetër, ai pakëson forcën e punës  sidomos në segmentet më të kualifikuara të saj  dhe dëmton perspektivat e rritjes afatgjatë. Për këtë arsye, mendoj se nevojitet një koordinim më i mirë në nivel ndërkombëtar, për t’u kujdesur që përfitimet e ardhura nga emigrimi dhe lëvizja e lirë e njerëzve, të ndahen në mënyrë sa më të drejtë midis vendeve’, përfundoi ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.