Kryesore

Skandali ‘McGonigal’/ Mediu: Nëse Rama ka abuzuar për të dëmtuar opozitën është vërtet antiligjore

13:48 - 30.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka komentuar skandalin e McGongial me kryeministrin Edi Rama.




Mediu për ‘Panorama Tv’ tha se nuk mund të bëjë as prokurorin as gjykatësin, por theksoi se duhet t’i jepet kohë drejtësisë amerikane.

Sipas tij, nëse vërtetohen akuzat, kjo gjë është e rëndë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për raportet që vendi ynë ka më SHBA-të.

I pyetur nëse SPAK duhet të nisë një hetim për kryeministrin Rama, i cili përmendet në dosjen hetimore të drejtësisë amerikane, Mediu tha: “Unë nuk mund ti jap këshilla SPAK, nëse ka shkelje ligjore duhet të nisë”.

“Kur ka ngjarje të tilla pa u njohur me thelbin unë jam i rezervuar. Nuk bëj as prokurorin as gjykatësin. Duhet ti lëmë kohë autoriteteve amerikane. Është e domosdoshme që të këtë transparence dhe opozita të kërkojë transparencë. Janë ngjarje të rënda, por unë nuk mund të nxjerr konkluzione. Duhet që të kemi një qasje sa më institucionale dhe protokollare në takimet që bëjmë. SHBA kanë një përfaqësi në Shqipëri dhe duhet të ketë një konsultim me ta për vizitat. Duhet të kemi raporte të drejtë me ambasadën”, deklaroi ndër te tjera Mediu.

Pyetje: A duhet të nisë një hetim në Shqipëri?

Mediu: Unë nuk mund ti jap këshilla SPAK, nëse ka shkelje ligjore duhet të nisë.

 Pyetje: A konsiderohet çështje me fakte të mjaftueshme për të nisur hetimet?

Mediu: Unë di që PD kanë paraqitur kërkesën e tyre pranë SPAK, besoj se kanë arsyetim ligjore që e kanë bërë këtë gjë. Në aspektin politik krijon një dëm të madhe me institucionet, por edhe me Shtetet e Bashkuara.

Pyetje: Ka akuza nga opozita se Rama ka abuzuar për të dëmtuar opozitën?

Mediu: Nëse kjo është e vërtetë, kjo është e dëmshme dhe antikushtetuese dhe antiligjore.

Kreu i PR-së, po ashtu u shpreh se duhet një ligj për të bërë vlerësimet e investimeve të huaja në Shqipëri.

“Pavarësisht se mendojmë se jemi të imunizuar kemi prezencë investimeve të Kinës. Ne duhet të bëjmë një vështrim të plotë dhe ka nevojë për një ligj që bën vlerësimin e investimeve të huaja. Pa dyshim dhe nuk lejon që këto investime bien ndesh dhe nëse janë prezentë duhet të ndalen dhe të mos jenë pjesë e aktivitetit ekonomik”, tha kreu i PR.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.