AKTUALITET

Zgjedhjet e 14 majit, kandidati i PD për Vorën: Edi Rama dhe bandat e tij nuk do të kenë asnjë shans përballë uraganit blu

19:38 - 30.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha ka prezantuar programin për drejtimin e bashkisë pas 14 Majit.




Ai deklaroi gjatë ceremonisë së zhvilluar në kuadër të 32-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike se prioriteti i tij do të jenë të rinjtë e qytetit, punësimi dhe zhvillimi ekonomik.

“Të rinjtë e Vorës janë prioriteti im. Punësimi dhe zhvillimi ekonomik janë baza për një qeverisje vendore të mirë. Bashkia e Vorës do të çelë një kapitull të ri në historinë e saj. Unë e di sa shpresa keni te fitorja ime më 14 maj.

E kam parë mbështetjen tuaj dhe e shoh dhe në këtë sallë sot. Edi Rama dhe bandat e tij nuk do të kenë asnjë shans përballë uraganit blu. Koha e tyre ka përfunduar. Më 14 Maj bashkia do u kthehet qytetarëve”, deklaroi Hoxha.

Panorama.al 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.