AKTUALITET

Afera e Inceneratorëve/ Kryemadh flet pasi u paraqit në SPAK: Depozitova prova të reja

12:48 - 31.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e PL-së Monika Kryemadhi foli për  mediat, ku tha se ka depozituar prova të reja në lidhje më aferën e Inceneratotrëve.




Sipas kryemadhit, kompania që merret me grumbullimin e mbetjeve, nuk duhet që të marrë para nga buxhetit i shtetit për shkak se nuk ka kryer investimin prej 128 milion eurosh të nënshkruar në kontratë.

“Sot isha pranë SPAK për inceneratorin e Tiranës për të paraqitur provat dhe për të përsëritur padinë që kam dorëzuar në vitin 2021.

Kompania në flaë nuk duhet të marrë para nga taksapaguesit, pasi nuk ka kryer investimin që ka kryer prej 128 milionë eurosh.  sigurisht që po zbardhen të tjera skandale, por duhet ndalë pagesat për Inceneratorin e Tiranës.

Nga ana tjetër shtova dokumente të tjera edhe për Sharrën, duke pasur parasysh që vend grumbullimin kur vdiq Ardit Gjoklaj, duhet të ishte mbyllur disa muaj më parë, por u hap përsëri në nëntor”, tha Kryemadhi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.