AKTUALITET

Ish-parku i autobusëve nën monitorim/ Sekuestrohen 14 kamera sigurie nga banesat e Emiljano Shullazit dhe Pajtim Serjanit

17:34 - 31.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni  “Fijet” në Kryeqytet. Burime për Panorama Televizion bëjnë te ditur se janë të paktën 14 kamera sigurie të një teknologjie mesatare dhe të lartë që janë çmontuar dhe sekuestruar nga banesat e Emiljano Shullazit dhe Pajtim Serjanit në zonën e ish-Parkut të autobusëve. Operacioni në këtë lagje u zhvillua ditën e djeshme, ndërsa në kryeqytet vijon operacioni për heqjen e te tjera kamerave sigurie.




Të njëjtat burime bëjnë te ditur për Panorama Televizion se janë edhe së paku 6 kamera të sekuestruar në banesën e Elidon Kotorrit në “Ali Dem”, i dënuar më parë për vrasje.

Edhe pse janë sekuestruar rreth 155 kamera, aksioni në qarkun e Tiranës vijon në zonën e Kombinatit, Kamzës, Vorës dhe në zonat periferike të kryeqytetit. Në total deri më tani që kur ka nisur operacioni në të gjithë vendin janë çmontuar dhe sekuestruar mbi 350 kamera sigurie dhe janë nën hetim mbi 60 persona.

Ashtu si edhe në qytete të tjera, edhe në Tiranë, kontingjentët e krimit përveçse monitorimit me kamera të banesave dhe subjekteve të tyre, monitoronin me kamera të gjithë zonën, ku kishin vendosur kamera në rrugët që të çonin drejt banesave të tyre.

Kamerat ishin te instaluara mes shtyllave dhe në muret e banesave apo pallateve për kontrollimin e rrugës.

Panorama Televizion mëson se disa banesa ku policia kishte dyshime dhe kishin marrë informacione në rrugë operative se kontingjentë të krimit kishin vendosur kamera në zonën ku ata banonin, nuk kanë gjetur kamera sigurie duke lënë dyshime se kanë vepruar para duke i hequr vetë kamerat pas bërjes publike të aksionit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.