Kryesore

“Kryeministri s’mund të dalë pa rroba në rrugë apo të bëjë striptizëm”/ Avokati për skandalin ‘McGonigal’: Rama nuk mund të takohet me një agjent të kundërzbulimit të SHBA-së

10:31 - 31.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, mbrëmjen e sotme po diskutohet në lidhje me skandalin “McGonigal” dhe skenarët për dosjen shqiptare.




I ftuar në studio, avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj, u shpreh se minimumi që ka kryeministri Rama në këtë histori, është përgjegjësia morale.

Ai u shpreh se kryeministri i një vendi nuk mund të ulet e të drekojë me agjentë të shërbimeve sekrete të vendeve të tjera dhe se sjellja diplomatike ka qenë jo korrekte.

“Kur je kryeministër ke disa përgjegjësi në disa rrafshe, morale e ligjore. Të dyja mbase nuk kryqëzohen, por je në raporte llogaridhënie për qytetarin nëse shkele njërin prej tyre. Gjej përgjegjësi morale absolute këtu. Imagjinoni kryeministrin e një vendi mik që drekon me një agjent të kundërzbulimit të vendit tënd. Ky është rast unik nuk ka të dytë në botë.
Kryeministri s’mund të dalë pa rroba në rrugë apo të bëjë striptizëm, ka disa kufizime nuk mund të ulet me zyrtarë të shërbimeve sekrete të vendeve të tjera. Rama thotë që është krenari ta bënte një gjë të tillë.

Ka ardhur ai zotëria këtu, kanë hedhur valle edhe e kanë bërë qytetar nderi. Një çmenduri dhe një sjellje jo korrekte në nivelin diplomatik”, deklaroi Lapaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.