Kryesore

‘Në Shqipëri qeveris korrupsioni’/ PL: Propagandës së Ramës i doli boja, PPP-të po kërcënojnë ekonominë e vendit

11:59 - 31.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia e Lirisë ka reaguar në lidhje me raportin e Transparency International, ku Shqipëria renditet ndër vendet më të korruptuara në Europë.




Përmes një postimi në ‘Facebook’, deputetja Erisa Xhixho shkruan se Shqipëria nuk ka bërë asnjë progres në krahasim me vitin e kaluar, ku akuzon kryeministrin Edi Rama se nuk ka qëllim mirëqenien e shqiptarëve, por korruptimin e zyrtarëve të FBI për të dëmtuar opozitën.

Sakaq shton se ‘PPP-të mbeten kërcënim për ekonominë e vendit, liria e medias është tkurrur dhe zëri i shoqërisë civile po mbytet’.

Postimi i plotë:

Shqipëria ndër vendet më të korruptuara në Europë. Sipas Transparency International, me 36 pikë nga 100, Shqipëria renditet ndër vendet më të korruptuara në Europë. Sipas BERZH, cilësia e qeverisjes në Shqipëri ka pësuar rënie dhe përkeqësim të ndjeshëm nga 5.26 pikë që ishte në vitin 2016, në 4.62 pikë në vitin 2022. Dy raporte të ndryshme që dalin në të njëjtin konkluzion: në Shqipëri qeveris korrupsioni. Asnjë progres në krahasim me vitin e kaluar, sepse prioriteti numër një i qeverisë është të rrëmbejë e të ndajë me klientët e saj pasuritë e vendit.

PPP-të mbeten kërcënim për ekonominë e vendit, liria e medias është tkurrur dhe zëri i shoqërisë civile mbytet.

Ndërkohë, kryeministri Rama nuk ka qëllim mirëqenien e shqiptarëve, por korruptimin e zyrtarëve të FBI për të dëmtuar e sharë opozitën me paratë e vendit më të varfër në Europë.

Këto janë të vërtetat përkundrejt propagandës qê i doli boja!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.