AKTUALITET

Padia për Konçesionin e Butrintit, Ina Zhupa: Gjykata Kushtetuese e ka legjitimuar kërkesën e 36 deputetëve

12:08 - 31.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e PD, Ina Zhupa deklaroi sot se Gjykata Kushtetuese e ka legjitimuar kërkesën e 36 deputetëve që kërkojnë shfuqizimin e ligjit për konçensionin e Butrintit.




“Jemi ne deputetët si organ kushtetues, të cilët kemi paraqitur edhe kërkesën, edhe parashtrimet tona, të cilët kërkojmë shfuqizimin e koncesionit dhe nga ana tjetër është Presidenti i Republikës, i cili siç e ka paraqitur edhe në Kuvend me dekret edhe me arsyet e kthimit të këtij dekreti, e quan koncensionin anti-kushtetues.

Në këtë rast bëhemi dy palë. Risia dhe shtesa e këtyre parashtrimeve është edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, një organ tjetër kushtetues i pavarur në parashtrimet që ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese mbështet plotësisht kërkesën e deputetëve të Opozitës dhe kërkon shfuqizimin e ligjit si një ligj anti-kushtetues”, tha deputetja.

DEKLARATA E INA ZHUPA

Siç jeni në dijeni në datën 15 nëntor të vitit 2022, kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese padinë e firmosur nga 36 deputetë opozitarë, ku kërkonin pezullimin e menjëhershëm të ligjit 50/2022 të koncensionit të Butrintit, dhe kërkonin edhe shfuqizimin si antikushtetues të këtij koncensioni.

Kjo kërkesë është firmosur nga 36 deputetë opozitarë të cilët kanë gjykuar se ky koncension duhet ndalur nga Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ka bërë mbledhjen e saj të parë të konferencës së gjyqtarëve dhe na ka legjitimuar, qoftë si palë kërkuese, qoftë edhe si objekt kërkimi. Lajmi që unë ndava me ju në fillim të janarit, ishte ky që ne ishim legjitimuar si palë dhe do të vazhdonim betejën në Gjykatën Kushtetuese. Pra, ishte pranuar kërkesa e deuptetëve opozitarë drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Ajo që sot dua të ndalem me ju, janë gjithçka ka ndodhur në këtë periudhë, cilat janë parashtrimet, lajmet e reja dhe kërkesat që ne kemi paraqitur për Gjykatën Kushtetuese.
Dua ta filloj direkt me një lajm të mirë, para se të jap detaje të tjera. Një lajm i shkëlqyer që lidhet me rezultatin besoj final që do të ketë ky proces gjyqsor duke fituar Butrinti, duke fituar shqiptarët edhe qytetarët.

Tre institucione kushtetuese të pavarura nga njëra-tjetra, dhe tre institucione të larta të shtetit kanë parashtrimet e tyre në Gjykatën Kushtetuese, dhe kanë mendimin e tyre me shkrim për shpalljen antikushteutes të koncesionit Butrintit.

Konkretisht jemi ne deputetët si organ kushtetues, të cilët kemi paraqitur edhe kërkesën, edhe parashtrimet tona, të cilët kërkojmë shfuqizimin e koncesionit dhe nga ana tjetër është Presidenti i Republikës, i cili siç e ka paraqitur edhe në Kuvend me dekret edhe me arsyet e kthimit të këtij dekreti, e quan koncensionin anti-kushtetues.

Në këtë rast bëhemi dy palë. Risia dhe shtesa e këtyre parashtrimeve është edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, një organ tjetër kushtetues i pavarur në parashtrimet që ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese mbështet plotësisht kërkesën e deputetëve të Opozitës dhe kërkon shfuqizimin e ligjit si një ligj anti-kushtetues.

Presidenti i Republikës, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Kontrolli i Lartë i Shtetit njehësohen duke thënë që koncensioni i Butrintit është anti-kushtetues.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.