LAJMI I FUNDIT

Padia për shfuqizimin e Bordit të Ushqimeve/ Sula: Qeveria ka interes të mbushë arkën në kurriz të shqiptarëve, nuk mbron konsumatorët

12:14 - 31.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD, Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me padinë e dorëzuar pranë Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Bordit të Ushqimeve.




Sula në një komunikim për mediat tha se qeveria ka interes vetëm të mbushë arkën e shtetit në kurriz të shqiptarëve.

Sakaq shtoi se gjatë këtyre viteve në qeverisje nuk është sjellë asnjë risi dhe qeveria nuk ka mbrojtur konsumatorët.

“Qeveria kërkon të mbushë arkën e shtetit, ndërkohë që në një periudhë krize parate duhet të ndahet me qytetarët. Kjo është logjika e thjeshtë që kjo qeveri nuk ka mbrojtur konsumatorët. Pashë një përgjegjshmëri të lartë në anëtaret e Gjykatës Kushtetuese në trajtimin e këtij problemi dhe argumentet bindëse nga përfaqësuesi ligjor Marash Logu. Kjo është në interes të qytetarëve shqiptarë që vuajnë çdo ditë. Politikat e kësaj qeverie nuk ndihmojnë qytetarët. Nismat ligjore që ka marrë qeveria janë thërrime, fara lule dielli”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.