AKTUALITET

PD denoncon qeverinë në SPAK për ‘Aktivistin’: Drejtuesit detyrojnë administratën të pëlqejnë postimet e kryeministrit

13:34 - 31.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike ka denoncuar qeverinë për aplikacionin “Aktivisti” pasi sipas tyre drejtuesit e lartë të shtetit po shantazhojnë punonjësit e administratës në kundërshtim të ligjit për shërbimin Civil dhe Kodin e Punës.




Sekretari për të drejtat e njeriut në PD, Bislim Ahmetaj shprehet se përveç pëlqimeve, që janë të detyrueshme dhe vlerësohen me pikë, punonjësit duhet të shpërndajnë postimet e kryeministrit e ministrave, dhe gjithashtu janë urdhëruar që të komentojnë negativisht çdo deklaratë të opozitës, ndryshe do të pushohen pas 14 majit.

Ndër të tjera, Ahmetaj i bën thirrje SPAK që të nis urgjentisht hetimet kundër personave përgjegjës me anë të të cilit drejtorët po shantazhojnë punonjësit e administratës.

DEKLARATË E SEKRETARIT PËR TË DREJTAT E NJERIUT, BISLIM AHMETAJ

Edi Rama pas aktit të shpalljes si i pandehur nga drejtësia amerikane ka humbur çdo kontroll mbi veten, dhe për pasojë ka ndërsyer gjithë batalionin e tij kundër punonjësve të administratës publike, që nuk janë pjesë e stanit të tij të korrupsionit dhe krimit.

Këto ditë pranë Sekretariatit për të Drejtat e Njeriut në PD ka pasur denoncime të shumta nga punonjës të administratës publike, të të gjitha niveleve, të cilët dëshmojnë se janë thirrur nga eprorët dhe janë urdhëruar të instalojnë dhe të përdorin me detyrim aplikacionin “Aktivisti”, prodhim i zyrës së agjitacionit dhe propagandës pranë Kryeministrit.

Përveç pëlqimeve, që janë të detyrueshme dhe vlerësohen me pikë, ata duhet të shpërndajnë nëpër faqet e tyre cdo marrëzi të kryeministrit, ministrave dhe shefave të tyre direkt, gjithashtu janë urdhëruar që të komentojnë negativisht  cdo deklaratë apo qëndrim të përfaqësuesve të opozitës, ata që nuk kanë rrjete sociale duhet ti hapin ato me urgjencë.

Ky është përshkrimi i punës së administratës shtetërore, që nga specialisti i thjeshtë i pushtetit vendor, deri te drejtuesit e lartë nëpër institucionet qëndrore të shtetit.

Ky do të jetë matësi i përformancës në punë për cdo punonjës deri pas 14 majit, kohë kur janë paralajmëruar largimet nga puna për të gjithë ata që nuk do ti përgjigjen aksionit propagandistik për mbrojtjen e të pandehurit Rama dhe të hajnave të tjerë pjesë e grupit të strukturuar kriminal që ka uzurpuar shtetin shqiptar.

Nga selia e Partisë Demokratike i bëjmë thirrje batalionit në ikje të shantazhistëve të Edi Ramës që të ndalin presionin dhe shantazhin mbi administratën publike, në të kundërt ju garantojmë se ju do të jeni të parët që do të ndëshkoheni nga ligji

I bëjme thirrje SPAK-ut të nis urgjentisht hetimet kundër personave përgjegjës të prodhimit dhe shpërndarjes të aplikacionit “Aktivisti”, me anë të cilit drejtuesit e lartë të shtetit po shantazhojnë punonjësit e administratës në kundërshtim të plotë të ligjit për shërbimin Civil dhe Kodin e Punës.

Gjithashtu ju bëjmë thirrje nëpunësve civil të zbatojnë statusin e tyre ligjor dhe të refuzojnë urdhrat e paligjshëm të eprorëve me tesera partie.

Ditët në pushtet të sektit të rilindjes kanë filluar numrimin mbrapsht.

Ata që urdhërojnë shkeljen e ligjit s’do të kenë vend në administratën e shtetit shqiptar.

Partia Demokratike në qeverisje të vendit garanton zbatimin rigoroz të ligjit dhe vetëm të ligji


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.