AKTUALITET

Skandali ‘McGonigal’/ Ngjela bën deklaratën e fortë: Nëse është fajtor, Rama do të ekstradohet në SHBA

14:42 - 31.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24” komentoi çështjen e McGonigal, duke u shprehur se në Shqipëri është kthyer në një novelë.




Sipas Ngjelës, opozita ka nxituar me qëndrimet e saj në lidhje me këtë çështje.

“Procedura është që verifikon, pasi bëhet denoncimi, bëhet verifikimi i denoncimit. Meqë problem është me Ramën, thotë po e verifikojnë. Çështja penale kryesore ka filluar në Uashington. Ju si mendoi nëse del i implikuar Rama ata nuk do ta ekstradojnë? 100 % që po. Hetimi nuk nis këtu sepse do prova. Ku i gjeti provat FBI për shefin e Shqipërisë.

Këta nxitohen kot. Instituti i akuzës ka të drejtë të kërkojë provat. FBI-ja është polici sekrete. Tani drejtuesi i FBI-së takon këtë të dojë”, tha Ngjela, duke shtuar: “SPAK do të fillojë të punojë atëherë kur të marrë, ish-kryeministri apo ish-ministra në padi penale”, u shpreh Ngjela.

Teksa ka komentuar zhvillimet e brendshme në PD, avokati Ngjela u shpreh se Kushtetuta nuk lejon parti naziste apo raciste duke saktësuar se Gjykata ka folur njëherë për Partinë Demokratike.

“Kush po ruhet në këto momente, që të mos fusin në burg gjyqtarin që bëri paçavuren e parë. Atë ruajnë atë. Saliu lojën që ka bërë nuk e bën do më, është edhe non-grata nga Amerika”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.