LAJMI I FUNDIT

Skandali ‘McGonigal’/ Tabaku: Qeveria shqiptare i ka dhuruar koncesione një oligarku rus, kanë marrë tituj strategjik nga Rama

10:49 - 31.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar sërish në lidhje me skandalin  “McGonigal”, që ka zbuluar dhe lidhjet e ish zyrtarit të arrestuar të FBI në SHBA me Shqipërinë.




Tabaku tek Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese tha se qeveria shqiptare i ka dhuruar koncesione një oligarku rus apo kompanive ruse të lidhura ngushtësisht me qeverinë ruse, ku shtoi se duhet ndryshim me ligj për Koncesionet dhe PPP-të.

Tabaku thekson se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur një dëm prej 8 miliard euro dhe se askush nuk po mban përgjegjësi, ndaj dhe kërkohet ndryshim me ligj për të forcuar përgjegjësinë personale.

“Ne kemi këto ditë për koncesione që qeveria shqiptare i ka dhuruar një oligarku rus apo kompanive ruse të lidhura ngushtësisht me qeverinë ruse. Madje kemi mësuar se si kompani nga oligarkët rus kanë marrë dhe titujt strategjikë nga qeveria Rama”, u shpreh Tabaku duke sjellë në vëmendje koncesionet që oligarku rus, Oleg Deripaska ka fituar nën qeverisjen Rama. Deri paska ka qenë një nga punëdhënsit e McGonigal, agjentit të arrestuar të FBI i akuzuar ndër të tjera edhe për sajesën e lobimit rus ndaj PD në SHBA me porosi të kryeministrit Rama. Kontrolli Lartë i Shtetit ka gjetur një dëm prej 8 mld euro. Kontratat publike dhe PPP janë 2.8 mld euro. Një sërë kontratash kanë ardhur nga ligjet speciale, që targetojnë kompani të veçanta. Duam të paraqesim një paketë ndryshimesh që duan të ndihmojnë ligjin aktual. Përgjegjësia personale: çdokush që mban një post publik jo vetëm që duhet të mbajë përgjegjësi personale për veprimet por njëkohësisht edhe duhet të përgjigjet për veprimet dhe mosveprimet. Prandaj amendimet janë menduar për të forcuar edhe më tej përgjegjësinë personale, me parimin e forcimit të refuzimit të individit për të kryer një vepër korruptive. Synimet e amendimeve kanë për qëllim mbrojtjen e kësaj shtrese”, tha ajo.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.