AKTUALITET

Dashnor Sula për protestën e 11 shkurtit: Jam kundër dhunës! Berisha mund ta zgjidhë krizën në PD

16:04 - 01.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, i ftuar në studion e News24 ka folur në lidhje aktualitetin politik në vend dhe problemet me të cilat përballen qytetarët shqiptarë.




Mes të tjerash ai foli në lidhje me protestën kombëtare të paralajmëruar mbrëmjen e djeshme nga kreu i PD Sali Berisha më 11 shkurt.

Ai u shpreh se është pro protestave, por se nuk i mbështet protestat e dhunshme pasi ky nuk është mesazhi që duhet tu përcillet të rinjve.

Sula u shpreh se e keqja e madhe e këtij vendi është pa dyshim mazhoranca dhe kryeministri Rama, por se situata e krijuar është edhe për pasojë e defekteve të opozitës e cila nuk ngjall më shpresë.

“Nuk do të jem pjesë e protestës, por e kam thënë se jam opozitar. Nëse do të thirret një protestë në interesat e qytetet do shkoj. Ky është parimi im. Unë jam për protesta paqësorë, jo të dhunshme. Un ë nuk jam as për proteste e 21 janarit, pasi jam kundër dhunës. Kjo është një shoqëria që ka vuajtura nga dhuna, dhe nuk ja për atë. Por, problematika është e madhe ,por jam nga ata që jam shpresëplotë që do të zgjidhet problem.

Ndryshimi nga shumë politikanë është që jam I lirë. E vërtetë është që Rama, Berisha, BASHA, Kryemadhi bashkë kanë dalë, kanë qarë, gëzuar, prishur dhe gëzuar. Deri dje Basha ishte burrë I mirë, takoheshin buzë më buzë. Ne jemi ushtarë të thjeshtë që i nënshtrohen vendimit që merret. Unë jam kundër djegies së mandatave. Basha kurrë nuk ka marrë vendime me Ramën. Edhe Enver Hoxha me Mehmet Shehun, kuptuan që ishin armiq pas 40 vjetësh.

Problem i madh është që opozita është e përçarë dhe nuk po ngjallim shpresë. Unë nuk mund të rri i heshtur dhe të mbyll gojën për qëndrime apo për ata që anë në poste që nuk duhen në PD.

Unë deputet i thjeshtë, person tjetër ka dy herë më pak se mua dhe çfarë tregon kjo?

Kur më voton mua qytetarët me 80 mijë vota dhe ai me 1000-2000 vota është më lartë nuk vlen. Nuk e kam për servilizëm por Berisha është babi i politikës. 99% të votave I ka Berisha, por unë shpresoj të nxjerrë çelësin nga xhepi. Berisha ka demonstruar se është njeri pragmatist që merr vendime të forta. Berisha babi ynë politik, prodhon politikë, sa ka ai vota si kemi ne të gjithë. Ai ka në dorë zgjidhjen e problemeve brenda PD. Nëse ky problem nuk rregullohet para shkurtit nuk do të zgjidhet më”, tha ai.

Më tej deputeti Sula foli në lidhje me çmimin e karburanteve në vend dhe kontrabandën e naftës.

Ai e quajti bordin e transparencës bord përfitues.

Në lidhje me çmimet e shportës, Dashnor Sula u shpreh se çmimi i produkteve të këtyre produkteve ushqimore është rritur me 76 përqind, çka ka çuar edhe në uljen e konsumit.

“Unë gjej rastin të falënderoj gjykatën për seriozitetin që po trajtohet problematika.

Ishin dy kërkesa, një për produktet ushqimore dhe tjetra për karburantet. Argumentet ishin të qarta. Nuk do i hyj nga pikëpamja e teknikës që ka problematike, por neni 101, mund të them që për 10 vjet qeverisja e PS ka qeverisur me mbi 120 akte. Akti normativ është në kushte jonormale dhe I jep mundësi që pas 45 ditëve të futet në ligj. Qeveria I bie shkurt. Bën 10 muaj që ka dalë ky akt normativ dhe duhej të ishin marrë masa për mos rriten e çmimeve ose uljen e tyre. 76% janë rritur çmimet e shportës bazë. Pa harruar që jemi të vetmit me këto shifra. Ashtu si në komunizëm që ishim ndryshe nga të tjerët ashtu jemi dhe sot.

Qeveria po anashkalon parlamentin dhe ka rritur shportën me 76%.Qeveria po anashkalon parlamentin dhe ka rritur shportën me 76%.

Shteti nuk po mban peshë, pasi ka mbledhur 500 milionë euro dhe ka shpërndarë 80 milionë euro. Konsumi ka filluar të bjerë. Nuk janë borde transparence, por përfituese për të mos thënë zhvatëse. 6 prej tyre merren me çmimet në markete.

Të mos flasim për karburantet, është llahtari. Kam analizuar që para 7-8 muajsh, por megjithatë ne nuk do e lëmë me kaq. A ka logjikë ekonomike, penale, politike për këto çmimeve. Të kesh 740 mijë makina, edhe të doganosh 530 mijë tonë, i bie 40 mijë tonë më pak. Ma shpjego pak logjikën. Thonë se ka ndikuar teknologjia.

Këtu ka dy rrugë, o kontrabandë e pastër ose nafta bruto përpunohet dhe qarkullohet këtu. Është një miniere ari. Është e qartë e gjithë gjeja. Ne e kemi çuar te Gjykata Kushtetuese dhe presim vendimin. Kemi shpresë që të merret vendimi në favor të qytetet. Relacioni që ka shpalosur qeveria është i palogjikshëm”, ka deklaruar ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.