AKTUALITET

E reja humbi jetën 5 ditë pas lindjes/ Reagon materniteti  “Koco Gliozheni”: 30-vjeçarja nuk kishte probleme në momentin që doli nga spitali

13:26 - 01.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Materniteti  “Koco Gliozheni” ka reaguar pasi një 30-vjeçari humbi jetën 5 ditë pas lindjes.




Përmes një deklarate zyrtare, SUOGJ “Koco Gliozheni” thekson se lindja e së resë ka shkuar mirë dhe nuk patur shqetësime. Po ashtu shtohet se në momentin që 30-vjeçarja ka lënë spitalin, ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.

Pas daljes nga Spitali, e reja është paraqitur dy ditë më pas në spital me dobësi trupore dhe menjëherë, pacientja është shtruar në repartin e terapisë intensive, ku është trajtuar komform të gjitha protokolleve mjekësore.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, gjendja e pacientes është rënduar në mënyrë të shpejtë, duke ndërruar jetë.

Njoftimi i plotë:

SUOGJ “Koco Gliozheni” I shpreh ngushëllimet familjarëve të së ndjerës me inicialet M.V., e cila ka ndërruar jetë disa ditë pas lindjes së foshnjës.

30-vjecarja është shtruar në spitalin tonë më datë 28 janar dhe nuk ka referuar asnjë patologji shoqëruese.

Lindja natyrale ka shkuar mirë, duke sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm. Pas 48 orësh qëndrimi në spital, ku ka marrë shërbimin e nevojshëm, nëna ka dalë nga spitali me dëshirën e saj, në gjendje shëndetësore të stabilizuar.

Disa ditë pas lindjes nëna e re është paraqitur në spital me dobësi trupore dhe menjëherë, pacientja është shtruar në repartin e terapisë intensive, ku është trajtuar komform të gjitha protokolleve mjekësore.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, gjendja e pacientes është rënduar në mënyrë të shpejtë, duke ndërruar jetë.

Priten rezultatet e Mjekësisë Ligjore për të mësuar shkakun e humbjes së jetës së pacientes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.