AKTUALITET

‘Është e pashpresë dhe e shëmtuar’/ Princesha Diana në “dritën” e letrave të saj të panjohura – Çfarë tha ajo për divorcin e vështirë me Charles

17:09 - 01.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Letrat e panjohura më parë të Princeshës Diana drejtuar miqve të saj kanë dalë në dritë dhe përcjellin momentet dhe emocionet e vështira që ajo ka përjetuar gjatë divorcit nga Charles.




Në njërën prej tyre, datë 20 maj 1996, Diana shkruante: “Nëse një vit më parë do ta dija se çfarë do të kaloja duke marrë këtë divorc, nuk do ta kisha pranuar kurrë. Është e pashpresë dhe e shëmtuar”.

32 letrat e shkruara me dorë nga princesha janë shkruar nga fundi i vitit 1995 dhe 1996 për miqtë e saj, Susie dhe Tarek Kasem. Çifti i tha Daily Mail se ata vendosën t’i shesin sepse “posedimi i dokumenteve është një përgjegjësi e madhe” dhe të ardhurat do të shkojnë për bamirësi që Diana mbështeti.

“…Po kaloj kohë shumë të vështira dhe presioni që ndjej po vjen nga të gjitha anët. Është shumë e vështirë ndonjëherë të mbash kokën lart…. Uroj që ky divorc të kalojë pasi kostot e mundshme janë të mëdha”, shkruante Diana në një letër të prillit 1996.

Letrat do të shiten individualisht përmes Lay’s Auctioneers më 16 shkurt. Vlera e tyre llogaritet në 90,000 paund.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.