AKTUALITET

Inceneratori i Tiranës/ Kryemadhi: Kemi prova të reja! Do i shkojmë deri në fund kësaj afere

15:33 - 01.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka treguar se pse është thirrur në SPAK lidhur me çështjen e inceneratorëve. Në një intervistë për Neës24, Kryemadhi është thirrur në cilësinë e personit që ka bërë padinë, teksa shton se reagimi i prokurorisë së posaçme erdhi pas publikimit të materialeve për diferencimin e mbetjeve në Tiranë.




Sipas saj, ky incenerator është një skenë krimi, e cila nëse organet ligjzbatuese nuk veprojnë, do të vijojë për 30 vite.

Kryemadhi: Isha e thirrur si personi që ka bërë padi për incenetatorin e Tiranës. Reagimi i prokurorisë erdhi si shkak i atij materiali që ne bëmë prezent atë material se çfarë ndodhte me mbetjet në Tiranë. Ajo çka vjen si rezultat që janë shkelur të gjitha procedurat e lidhjes së një kontrate të paligjshme, për të çuar më tej këto pagesa që fillojnë deri në lidhjen e kontratës. Mendoj se është një proces i cili duhet të ishte bërë me kohë, por më mirë vonë se sa kurrë. Jam në pritje.

Më e pakta që duhet të ndodhë për këtë incenetaor, është ndalja e pagesave. Për inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit janë kontrata që kanë mbaruar. Për Tiranën është rast tjetër, pasi ka të bëjë me një skenë krimi që do të vazhdojë për 30 vite. Dëshmia e djeshme kishte interesante ato që kemi ne si prova, pamjet filmike. Filmimet që janë kryer në këtë kohë tregonin haptas se aty nuk ndodhte diferencim e riciklim. Është një nga skandalet që po ndodh në Tiranë. Rasti i djeshëm, deponimet kanë të bëjmë me ndryshimin e fatit të një koncesioni.

Teksa u pyet nëse Partia e Lirisë ka prova të reja për këtë aferë, Kryemadhi pohoi se:

Kryemadhi: Patjetër. Historia e gjithë këtij investigimi, që në 3 mars, e kam thënë haptazi se do i shkoja deri në fund. Por u bë 2 vite e ca q e ndjek këtë çështje deri në fund”.

Po ashtu Kryemadhi u ndal dhe te protesta e 11 shkurtit.

Kryemadhi: Protestat janë të domosdoshme për qytetarët. Rasti Mcgonigal, nëse do kishte drejtësi, do kishim më e pakta një kryeministër të dorëhequr.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.