BLUETOOTH

Ish-opionistja e “Big Brother VIP”: Ja çfarë e penalizoi Oltën në garë me Luizin

15:03 - 01.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Balina Bodinaku ka dhënë së fundmi komentet  e saj në lidhje me banorët më të përfolur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe për opinionisten e këtij edicioni Zhaklina Lekatari.




E ftuar në “Top Albania Radio”, ish-opinionistja  dha mendimin e saj për lojën e Olta Gixharit, ku shprehej se hyri brënda me një zhurmë të madhe, gjë e cila e ka dëmtuar në lojë.

“E mendova Oltën si lojtare të fortë. Ajo është një aktore shumë popullore dhe spikaste nga të tjerët. Oltën e shoh në finale, ndoshta edhe fituese. Por nuk më pëlqen që hyri brenda në një mënyrë shumë ‘pretenduese’, ‘ulëritëse’ dhe kjo e ka dëmtuar”-  tha ajo.

Sa i përket Luiz Ejllit, Balina u shpreh se ai është një lojtar i fortë dhe se e shikon në finale:

“Ka disa karakteristika që e bëjnë një lojtar shumë të fortë. Luizi e bën me shumë lehtësi lojën, duke kombinuar talentet e tij, humorin dhe sulmet. Dhe nuk merr asgjë personale. Është i fokusuar. Luizi do të shkojë deri në finale”.

E pyetur si e shikon marrëdhënien me Luizin me Kiarën, moderatorja tha se këngëtari duhet të shikojë lojën e tij tani dhe se Kiara po e bazon lojën e saj tek ai.

“Kiara nuk po i jep shumë siguri atij. Luizi duhet të shohë lojën e tij tani. Unë e shoh sikur ai çdo gjë që thotë ose bën, nuk është rastësisht. Shikoj një lojë të Kiarës bazuar vetëm tek Luizi, kam filluar të dyshoj nëse ajo ka një lojë të saj. Duket sikur loja e saj është Luizi”- tregoi ajo.

Ndërsa për Efin, Balina tregoi se i pëlqen loja e saj e fortë dhe pse mban anën e Luizit:

“Më pëlqen Efi si luan. Ajo luan fort, pavarësisht se është e pozicionuar në grupin e Luizit. Por edhe strategjikisht luan mirë. Ndoshta qëllimi i saj nuk është të fitojë, por ajo luan për veten e saj”.

Sa i përket mendimit që ka për Zhaklinën si opinioniste, Bodinaku u shpreh se nuk e kishte aspak merak gazetaren, teksa theksoi se kjo e fundit i ka dërguar dhe një mesazh

“Është pozicion i vështirë. Është kolltuk i vështirë për t’u mbajtur, por Zhakut nuk ia kisha merakun. Është e vështirë të thuash mendimin tënd dhe të kuptosh sa presion ke nga jashtë. Zhaku më ka shkruajtur dhe ka thënë: “Shpresoj të të zëvendësoj denjësisht”- tha opinionistja.

      


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.