AKTUALITET

‘Kosova i është rrëmbyer Serbisë’, presidenti kroat sqaron deklaratën që shkaktoi valë reagimesh

17:01 - 01.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç deklaroi se është keqkuptuar në deklaratat  kur tha se “Kosova i është rrëmbyer Serbisë nga bashkësia ndërkombëtare”. Gjatë një konference për mediat  bashku me presidenten e re sllovene Natasha Pirc Musar, ka sqaruar deklaratën e tij, e cila ngjalli reagime të ashpra.




“Serbia mbeti pa Kosovën, nuk e dha vullnetarisht, e humbi në luftë. Unë mund të kisha thënë ndryshe, se Serbia ka mbetur Kosovën, por supozoj se të gjithë jemi dakord se Kosova ishte pjesë e Serbisë”, ka thënë Milanoviç”, tha ai.

Ai tha se Serbia duhet ta njohë Kosovën në njëfarë mënyrë dhe ka shtuar se me politikanët e Kosovës ka miqësi të mirë. Në lidhje me Asociacionin e  komunave me shumicë serbe, Milanoviç ka thënë se duhet të themelohet, pasi është nënshkruar dhe miratuar ajo.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.