BLUETOOTH

Kristi ka ndjenja për Oltën? ‘Plas keq’ debati mes gazetarit dhe Robert Aliajt: Çdo me gruan e tjetrit? O imoral, fshatar

11:13 - 01.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një përplasje e fortë ka ndodhur mes Robert Aliajt dhe gazetarit Flavio Qarri, pasi ky i fundit tha se djali i tij, Kristi mund të ketë një pëlqim për Olta Gixharin brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’.




Robert Aliaj u bë pjesë e diskutimit, duke thënë se Kristi s’ di të shprehet mirë shqip, por edhe nëse do ta kishte pëlqimi romantik, nuk e shihte aspak problem ndërsa Flavio tha se “gratë e martuara duhen trajtuar me respekt dhe nuk thuhet çdo gjë që mendohet”.

Pas deklaratës së gazetarit, Roberti e ka cilësuar si  “katunar”, por me qëndrime reale për vendin ku jetojmë.

Pjesë nga debati:

Flavio: Nuk më duket lojë as shaka që t’i thuash gruas së martuar fjalë romantike, nuk është e këndshme. Olta ka një bashkëshort. Nëse nuk i menaxhon dot hormonet…

Roberti: Çfarë është imorale është perceptimi se po sajohet një situatë që nuk qëndron. Edhe sikur t’i kishte shprehur vërtet simpati, ne e veshim këtë me ndjenja.

Është imorale.

Flavio: Mbaje për vete ndjenjën, ç’punë ke t’i flasësh gruas së morales.

Roberti: Fshatar

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.