BLUETOOTH

Lutuni për të! Hulk Hogan është i paralizuar nga beli e poshtë, pas operacionit në shpinë

20:41 - 01.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Luftoni për shëndetin e Hulk Hogan. Mundësi legjendar që u bë i famshëm përmes filmave që realizoi në Hollywood tani është 69 vjeç dhe pak ditë më parë iu nënshtrua një operacioni në shpinë.




Fituesi i medaljes së artë olimpike në mundje (1996) Kurt Angle i cili është një mik i mirë i Hoganit duke folur në “The Kurt Angle Show” zbuloi se 69-vjeçari ka një problem të madh me lëvizjen e tij dhe mund të ecë vetëm me ndihmën e një bastuni.

“Ai kishte nerva të prera nga pjesa e poshtme e trupit. Nuk i ndjen mirë këmbët. Pra, ai duhet të përdorë bastunin e tij për të ecur. Mendova se ai përdor bastunin sepse i dhemb shpina. Ai nuk ka dhimbje, asgjë fare. Ai nuk ndjen dot asgjë”, ka thënë ndër të tjera Angle.

Hoganit i është dashur t’i nënshtrohet 25 operacioneve ndër vite për të riparuar dëmet e shkaktuara në karrierën e tij të gjatë. Hogan është 2.01 m i gjatë dhe ka humbur 8 cm për shkak të operacioneve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hulk Hogan (@hulkhogan)

Sipas burimeve, gjunjët e tij janë ‘fallco’ dhe shpina është e mbushur me pllaka metalike.

Megjithatë, në postimin e tij të fundit në Instagram, Hogan – i cili është djali i një menaxheri kantieri ndërtimi me origjinë italiane dhe një mësuese kërcimi – shihet në këmbë, duke kënduar karaoke, me fytyrën e tij, por nuk tregon problemin që përmend Angle.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Hogan hodhi poshtë pretendimin e Angle, duke këmbëngulur se Hogan është “mirë dhe jo i paralizuar” pas operacionit në shpinë. Ai gjithashtu theksoi se mund të qëndrojë pa bastun.

Hulk Hogan ka lindur më 11 gusht 1953 në SHBA si Terry Gene Bollea dhe ka shkruar një histori legjendare në botën e mundjes.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.