AKTUALITET

Skandali ‘McGonigal’/ Boci: Rama duhet të jetë i pandehur

13:47 - 01.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënkryetari i PD-së, Luciano Boci thotë se drejtësia shqiptare duhet të marrë të pandehur kryeministrin Edi Rama për skandalin e McGonigal.




Ai tha se PD ka gati kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor dhe do të dorëzohet nesër.

Boçi: Tashmë drejtësia amerikane e ka thënë fjalën e saj, Rama me bashkëpunëtorët e tij është i hetuar. I takon drejtësisë shqiptare ta marrë të pandehur dhe të kërkojë dënimin e tij sipas veprave të shumta penale që ka në kurriz

Politikisht ne si grup parlamentar do kërkojmë ngritjen e një komisioni hetimor me firmat e shumicës së deputetëve me qëllim që të zbardhim këtë skandal të frymëzuar, iniciuar dhe realizuar nga Rama, kërkesa është gati dhe i dorëzohet nesër seancës pas marrjes së firmave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.