BLUETOOTH

“Virusi” ‘BBV’ prek edhe Dafinën, ja për kë bën tifo

18:36 - 01.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Big Brother Vip” ndiqet nga të gjithë dhe kjo tashmë është një fakt. Sidomos ky edicion i dytë ka përfshirë të gjithë. Madje edhe personazhet e njohur të showbiz-it, nuk hezitojnë që në rrjetet e tyre sociale të tregojnë se për kë bëjnë tifo brenda “BBV”.




Së fundmi ka qenë Dafina Zeqiri ajo e cila ka treguar se është “team Luizi dhe Efi”. Pra Dafi këtë “BBV” mbështet dyshen që duken se brenda shtëpisë po zhvillojnë një miqësi të mirë me njëri-tjetrin.

Ata të dy përpos lojës individuale që bëjën, pëlqehen nga audienca për raportin miqësor të krijuar.

Nga ana tjetër kujtojmë që më herët Dafina Zeqiri iu përgjigj konkurrentes së “Big Brother Vip Kosova” Juliana Nurës, e cila u shpreh brenda shtëpisë se më parë e kishte “rrahur” këngëtaren, krahas një videoje të shkëputur nga kënga e saj e re “Nafije” e cila është kthyer në një sensacion në rrjete sociale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.