BLUETOOTH

Habit këngëtarja: Edhe kur më ka puthur fiksimi i jetës, nuk jam gëzuar kaq shumë sa për Luizin dhe Kiarën

11:36 - 02.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Puthja e parë në “dasmën” e Luizit dhe Kiarës brenda shtëpisë së “BigBrother VIP” i ka surprizuar të gjithë.




Vëllai i Madh u kishte dhënë detyrë banorëve të organizonin një dasmë brenda shtëpisë dhe çifti ishin pikërisht Luizi dhe Kiara ndërkohë që banorët do të luanin rolin e familjarëve të tyre. Çifti dukeshin mjaft të bukur ku Kiara ishte vshur me një fustan nusërie dhe vello të bardhë, ndërsa Luizi me kostumin e dhëndrit.

Kristi ishte ai i cili  i dha “bekimin” dhe “kurorëzoi” çiftin në martesë dhe në momentin që ai i shpalli burrë dhe grua, ishte moderatorja ajo që bëri hapin drejt këngëtarit duke i dhuruar një puthje në buzë.

Momenti i puthjes së çiftit, është bërë virale kudo në rrjet dhe të gjithë po e komentojnë. Shumë personazhe kanë reaguar të gëzuar për konsolidimin e dyshes, ku mes tyre është përfshirë dhe këngëtarja Ronela Hajati.

Artistja publikoi një deklaratë në InstaStory ku shprehej se është gëzuar më shumë për puthjen e Luizit dhe Kiarës se sa kur ia ka dhënë fiksimi i saj.

“Edhe kur më ka puthur fiksimi i jetës, nuk jam gëzuar kaq shumë sa për Luizin dhe Kiarën”,- shkroi ajo.

      


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.