AKTUALITET

“Ky ‘demon’ pushteti/ Sali Berisha për rastin McGonical: Rama duhet larguar menjërë, po përdor PD kundër interesave amerikane

17:40 - 02.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur sot pasdite në takim krerët e degëve të Partisë Demokratike në të gjithë vendin.




Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se që prej vitit 2017, ka punuar fshehtazi për të shkatërruar Partinë Demokratike dhe opozitën në Shqipëri.

Sipas kreut të PD-së, rasti “McGonigal”, është skandali më i rëndë për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane që prej kohës së Enver Hoxhës kur diktatori ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me SHBA-në.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës

Mblidhemi sot në një moment shumë të veçantë, kur para të gjithë shqiptarëve, është bërë përfundimisht e qartë, se Edi Rama të cilin ne me të drejtë, me fakte dhe argumenta e kemi shpallur një armik të lirisë, të votës, armik të qënies sonë. Faktohet se nga viti 2017 deri më sot ky ‘demon’ pushteti, njeri pas asnjë princip, pa asnjë vlerë morale, pa asnjë normë standarte, ka punuar fshehtas dhe haptas, për shktaërrimin e Partisë Demokratike dhe opozitës në Shqipëri.

Ka mobilizuar fonde, ka blerë dhe korruptuar për faqen e zëzë të tij dh t yren, indivdë ndër më të fuqishmit mbi tokë në fushën e sigurisë, siç është rasti i ish- shefit të kundërzbulimit të FBI, McGonigal, Ky akt i turpshëm, ky akt armiqësor ndaj vendit të madh të lirisë, vendit që udhëheq NATO dhe është përgjegjës për sigurinë e botës së lirë, del jashtë çdo lloj imagjinimi që të bëhet nga një fuqi tjetër përveçse armiqësisë të SHBA dhe NATO.

E vërteta është se midis rekrutimit me korrupsionin që ky i ka bërë McGonigal, përdorimit të tij kundër opozitës, vendosjes së monizmit në Shqipëri dhe investimeve të mëdha të Deripaskës në Tiranë, ka një lidhje të pazgjidhëshme. Por ajo çka ne si forcë politike properëndimore, na bie si detyrë, largimi i menjëhershëm nga pushteti i këtij njeriu që në abuzimin e tij, në thikën pas shpinë që iu futi marrëdhënieve SHBA-Tiranë, më të keqen që nga ndërpreja e marrëdhënive diplomatike nga Enver Hoxha. Qënia e tij është një barrë e rëndë për çdo shqiptar. Një barrë morale dhe jo morale. Largimi i tij është i domosdoshëm për të distancuar çdo shqiptar, vehten nga ky individ, që nuk nguron të kryejë aktet më armiqësore ndaj sigurisë së një vendi të madh, vendit që ka bërë më shumë se kush tjetër për lirinë e Shqiptarëve. Në një akti armiqësie të verbër, në kundërshtim më ligjet të përdorë atë kundër PD.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.