AKTUALITET

Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës, policia vihet në lëvizje!

17:11 - 06.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka vënë në lëvizje Policinë e Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Aeroportit Valentina Gara. Ajo njofton se udhëtarët dhe personeli i Aeroportit janë larguar ndërsa janë angazhuar ekipet emergjente.




“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar. Ekipet emergjente janë involvuar ne detyrat dhe përgjegjësitë e caktuara”, njofton Gara. Kjo nuk është hera e parë që Aeroporti i Prishtinës përballet me kërcënime për bombë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.