Kryesore

Dështon për herë të katërt përballja e Luftar Reçit me Emiljano Shullazin dhe Viktor Ymerin. Avokatët: Dëshmia të jepet përballë të pandehurve, i rrethuar me efektivë

10:23 - 06.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dështon për të katërtën herë përballja e të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi me të pandehurit Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Indrit Rusi dhe Endrit Taulla.




Shkak për të shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatit Ilia Ilia që përfaqëson Plarent Dervishajn.

Burime për median bëjnë me dije se SPAK i ka kërkuar gjykatës pezullimin e afateve të paraburgimit për Plarent Dervishajn, kërkesë e cila është pranuar nga gjykata.

Nga ana tjetër avokatët i kanë kërkuar togave të zeza që dëshmitari i drejtësisë Luftar Reçi të japë deklarimet e tij përballë të pandehurve, i rrethuar me efektivë.

Të pandehurit në këtë çështje akuzohen për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame dhe Klodian Saliut në vitin 2005. Seanca e radhës është caktuar të mbahet në datën 20 shkurt./panorama


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.