AKTUALITET

Tërmeti në Turqi, mes të zhdukurve edhe ish-lojtari i Chelseat, mister fati i tij

16:40 - 06.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Futbollisti Christian Atsu raportohet se është në mesin e të bllokuarve pas një tërmeti në Turqi.




Një tërmet me magnitudë 7.8 goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriore të hënën herët në mëngjes, ndërsa pak më vonë radhën do e kishte një tjetër me magnitudë 7.5 ballë. Një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar në rajon ku ka më shumë se 1000 njerëz të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur ose të zhdukur.

Raportimet në Turqi bëjnë me dije se Atsu, 31-vjeçari, ish-anësor i Chelsea dhe Newcastle, është mes të zhdukurve dhe nuk dihet ende fati i tij. Ganezi iu bashkua Hatayspor verën e kaluar dhe ka luajtur 3 ndeshje me këtë ekip.

Thuhet se edhe drejtori sportiv i klubit Taner Savut gjithashtu është i bllokuar. Gazetari, Yagiz Sabuncuoglu, shkroi në Tëitter: “Drejtori Sportiv i Hatayspor, Taner Savut dhe Cristian Atsu mbetën nën rrënoja. Ekipet e kërkim-shpëtimit po kërkojnë dy emra”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.