AKTUALITET

“Thashë që më do dhe e fala”/ Fotot e rrahjeve që modelja ka marrë nga ish-dj i saj janë shokuese!

21:01 - 06.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në fotot e realizuara nga modelja e re pas sulmit brutal që mori nga ish-partneri i saj, DJ i njohur, mbrëmjen e së shtunës, duken dëmtimet e shkaktuara në fytyrë.




Burri me të cilin ajo kishte një lidhje në të kaluarën, pasi e goditi jashtë një klubi nate në Glyfada, Greqi, sulmoi partneren e saj aktual dhe e kafshoi veshin si pasojë e të cilit përfunduan në komisariat.

“Jam në shok për momentin, po përpiqem të bashkohem dhe ta kapërcej. Po mundohem të gjej forcën dhe të flas për të mbrojtur vajzat e tjera që mund të jenë viktima të dhunës në familje dhe kanë frikë të flasin”, tha modelja e re për protothema.gr.

“Kam pasur 7 vite lidhje me të dhe kur më godiste i thosha vetes “Hajde vogëlush është me nerva, po e bën, më do” dhe ia fala. Fatkeqësisht, nuk e pashë dëmin që më bëri, deri të shtunën mbrëma kur përfunduam në Komisariatin e Policisë në Alimos, në seksionin e dhunës në familje dhe aty kuptova se jam një nga viktimat e shumta”.

Shikoni fotot e rrahjeve që mori e reja

Ajo shtoi: “Në mbrëmjen e së shtunës, kur unë dhe partneri im po dilnim nga një lokal dhe po shkonim drejt makinës, ish-partneri im papritmas kaloi pranë meje dhe më goditi me grusht në nofull. Kam humbur ndjenjat për disa sekonda dhe në momentin që erdha në mendje ish-partneri dhe i dashuri im ishin kapur për dore dhe unë futa dorën për t’i ndarë. Dhe ish-i më goditi sërish në kokë, më shtyu dhe u rrëzova. I dashuri im i kishte bërë mburoje ish-it dhe kafshoi veshin, preu një cope dhe bërtiste. Më pas erdhi ekipi i DIAS-it, makinat e patrullimit dhe shkuam në komisariat ku qëndruam deri në mëngjes. Është diçka që dua ta harroj, ta kaloj dhe të shërohem për mirë”.

Kronikat

Ngjarja e pabesueshme ka ndodhur pak pas orës 03:30 të mëngjesit të së dielës. DJ 40-vjeçari, i cili ka luajtur në klube të mëdha në Athinë dhe Mykonos, ndodhej në qendrën e njohur të Glyfadës. Aty po argëtohej edhe modelja e re që ka marrë pjesë në pasarelat e shtëpive ndërkombëtare të modës.

Në krah të saj, partneri aktual organizator i festës, të cilin dj e njihte. Në fakt informacionet thonë se ai ka qenë shoku i tij. Papritur ai iu afrua atyre, gjaku u ndez dhe më pas 40-vjeçari iu vërsul vajzës dhe filloi ta rrahë pa mëshirë.

Aq sa kur modelja mbërriti në repartin e Glyfadës, kishte gjak në fytyrë dhe gojë dhe kërkonte me dëshpërim ndihmë. Madje, ka shfaqur edhe disa mesazhe abuziveqë kishte marrë nga dj dhe fotot që e shfaqnin të rrahur. Dy burrat më pas u mbajtën për dore. Situata ka dalë jashtë kontrollit dhe më pas 40-vjeçari ka kafshuar veshin e organizatorit deri në atë pikë sa për pak ka prerë një pjesë të tij.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe 40-vjeçarja është dërguar me vajzën dhe partnerin aktual në repartin e Glyfadës, ndërsa modelja ka bërë padi ndaj tij në Departamentin e Dhunës në Familje Alimos.

“Që në momentin e parë drejtori im deklaroi se ishte i shkatërruar nga ngjarja, por nuk ka shkaktuar asnjëherë dëmtim fizik” , raporton për protothema.gr avokati i DJ-së, z. Alexandros Papaioannidis.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.