BOTA

Dramat e tërmetit në Turqi/ Mes viktimave edhe çifti i ri i volejbollistëve  

09:59 - 07.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dramat e tërmetit shkatërrimtar në Turqi vijojnë të rritën, ku deri më tani kanë humbur jetën mbi 5 mijë persona. Mes viktimave janë gjetur çifti i volejbollistëve Betul Çoban Çakir dhe Bedrettin Çakir.




Tërmeti me magnitudë 7.8 ballë, epiqendra e të cilit ishte në Kahramanmaras dhe që shkaktoi humbjen e shumë qytetarëve në shumë provinca, ka goditur edhe sportin.

27-vjeçarja Betul Çakir dhe bashkëshorti i saj Bedrettin Çakir, të dy volejbollistë, u gjetën nën rrënoja pranë njëri tjetrit pa shenja jete.

Betul, e cila luajti për një kohë të gjatë në ekipin e volejbollit të femrave Merinos dhe u largua nga ky sport para sezonit të ri, u martua me bashkëshortin e saj volejbollist, Bedreddin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.