AKTUALITET

“Numri i viktimave i ka kaluar 4900”/ Karapanço flet për Panorama Tv nga Turqia: Vijojnë kontrollet për gjetjen e personave nën rrënoja

09:41 - 07.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatorja Marsela Karapanço, e cila ndodhet në Turqi, ka folur në një lidhje me Skype për Panorama TV, për situatën e shkaktuar nga tërmeti i ditës së djeshme.




Sipas Karapanços numri i viktimave i ka arritur 4900 sipas përditësimit të fundit në dy vendet e prekura.

Po ashtu ajo thekson se vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave.

“Vijon të rritet numri i viktimave. Pak çaste më parë u konfirmuan 4900 viktimave dhe më shumë se 20 mijë persona janë plagosur në Turqi dhe Siri.

Shërbimet e emergjencës kanë punuar gjatë gjithë natës, edhe pse kushtet atmosferike kanë qenë kundër tyre.

Ka vijuar puna për shpëtimin e personave nën rrënonja, janë shpëtuar qindra persona, ku vlen të theksohet se janë shpëtuar edhe disa fëmijë.

Komuniteti Ndërkombëtar është solidarizuar me fatkeqësinë që i ka ndodhur Turqisë dhe ka dërguar edhe ndihmat e para.

Ndihma janë çuar drejt lindjes së Turqisë. Raportimet nga mediat lokale flasin për një angazhim të autoriteteve për të iu ardhur ndihmë banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi”, tha Karapanço.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.