Kryesore

Tërmeti Turqi-Siri/ Arrin në 5 mijë numri i viktimave, OBSH parashikon se shifrat mund të arrijnë deri në 20.000 në ditët në vijim

10:31 - 07.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të paktën 5021 vdekje janë konfirmuar tani në Turqi dhe Siri pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë që tronditi rajonin ditën e djeshme.




Numri i të vdekurve në Turqi u rrit në të paktën 3,419, tha zëvendëspresidenti i Turqisë Fuat Oktay në një konferencë televizive. Të paktën 20,534 persona janë raportuar të plagosur, tha Oktay. Deri më tani, 11,000 ndërtesa janë raportuar të dëmtuara në Turqi, tha Orhan Tatar, një zyrtar i agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive të vendit raprton CNN.

Në Siri , numri i të vdekurve është rritur në 1,602  si dhe raportohet për 3,649 persona të plagosur në të gjithë vendin.

Por sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vdekjet nga tërmeti në Siri dhe Turqi mund të arrijnë në 20.000 në ditët në vijim.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.