LAJMI I FUNDIT

Tërmeti Turqi-Siri/Numri i të vdekurve rritet në 4900, ndërsa ndihet një tjetër lëkundje. Mediat e huaja: Pacientët në spitale po i lënë të vdesin

09:31 - 07.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shifra tronditëse vijnë pas tërmetit vdekjeprurës në Turqi e Siri, ku deri më tani numërohen rreth 4,900 viktima.




Mediat e huaja bëjnë me dije se një tjetër tërmet është ndier në Turqinë lindore me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter.

Tërmeti i fundit është shënuar në kufirin e provincave Malatya dhe Adiyaman.

Sakaq, korrespondenti i Sky News, John Sparks dhe ekipi i tij kanë përpjekjet e shpëtimit, me një ekip të banorëve vendas dhe punonjësve të urgjencës që e dinin se ka njerëz nën rrënoja, por të paaftë për t’i shpëtuar.

Përtej rrugës, anëtarët e familjes të dëshpëruar dhe të përlotur shikojnë.

“Kishte skena shumë emocionale më herët. Njerëzit këtu janë duke pritur lajmet e të dashurve dhe miqve që ishin brenda kësaj ndërtese herën e fundit që i panë,” thotë Sparks.

“Është e vështirë të shihet se si çdo person i bllokuar nën ato rrënoja mund të mbijetojë për një kohë të gjatë, veçanërisht në këto temperatura,” thotë ai.

Ka pacientët që janë lënë të vdesin në një spital qeveritar turk të braktisur nga stafi mjekësor, shkruan Sky News. Banorët e Antakias, pranë kufirit me Sirinë, kanë plaçkitur supermarketet pasi kanë mbetur pa ushqim, shtëpi apo ndihmë, raporton korrespondenti.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.