AKTUALITET

Hapja e basteve sportive/Telharaj në Panorama TV: Lufta kundër varësisë asnjëherë nuk ka për të përfunduar

08:54 - 08.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtori i Këshillit Shqiptar për problemet e lojërave të fatit, Henri Telharaj ka folur në “Panorama e Mëngjesit” për projektligjin e qeverisë për rikthimin e lojërave të fatit.




Ai u ndal te platformat online duke thënë se hapja e tyre është e pashmangshme duke qenë se ato kanë qenë aktive edhe gjatë kohës që kanë qenë të mbyllura.

“Hapja online është e pashmangshme. Ne i kemi të mbyllura dhe ato funksionojnë. Kur të hapen ligjërisht ne do bombardohemi nga reklamat e lojërave të fatit. Ka një ekip marketing të shkëlqyer. Janë një numër i madh personash që kujdesen për përthithjen e konsumatorit. Do të jetë një betejë e vazhdueshme. Lufta kundër varësisë asnjëherë nuk ka për të përfunduar”, deklaroi ai.

Telharaj u shpreh se nuk mund të thuhet në këtë pikë nëse lojërat e fatit duhet të rikthehen apo jo, për sa kohë ende nuk është bërë publik draftligji.

“Nuk është më një pyetje që mund të përgjigjemi me po ose jo sepse ka pasoja pozitive dhe negative, Duhet parë si do bëhet draftligji. Një mendim në këtë pikë mund të jetë jo pozitiv”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.