AKTUALITET

Sekuestrohet 60 kg kokainë që vinte nga Ekuadori, pranga 37-vjeçarit shqiptar në Itali

09:50 - 08.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 37-vjeçar është arrestuar në Itali, pasi trafikonte lëndë narkotike.




Mediat italiane bëjnë me dije se droga është gjetur brenda një kontejneri i cili vinte nga Ekuadori me një ngarkesë banane, ku janë sekuestruar rreth 60 kg kokaine.

Mësohet se 37-vjeçari i akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës, kishte hyrë ilegalisht në Itali.

Droga ishte e ndarë në 50 copë, u sekuestrua dhe u vendos në dispozicion të organeve të drejtësisë.

Sakaq raportohet se shqiptari mbante me vete armë zjarri, një radio dhe mjete të tjera të përshtatshme për hapjen me forcë të kontejnerit. Si dhe droga e sekuestruar kapte vlerën e mbi 5 milionë eurove.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.